Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

COVID-19/ Virologu i njohur paralajmëron Gjermaninë

2021/03/18 at 5:37 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
COVID-19/ Virologu i njohur paralajmëron Gjermaninë

Christian Drosten, virologu i njohur gjerman nga Klinika Universitare në Berlin, Charité ka shprehur keqardhje për zhvillimet e fundit që sollën pezullimin e vaksinimit me vaksinën AstraZeneca. Sipas Drosten shtimi i rasteve të trombozave duhet “marrë natyrisht me seriozotet dhe duhet verifikuar”.


Drosten theksoi, se nuk do të bëjë vlerësim për vendimin, dhe nuk ka informacione shtesë. Për shkak se kjo po ndodh në fillim të valës së tretë të Coronës, duhet menduar sidomos ” që kemi nevojë për vaksinën”, theksoi studiuesi i njohur në podcastin e tij për radion NDR, “Coronavirus-update”.

Mutanti britanik do ta vështirësojë shumë pandeminë

Gjendja aktuale e pandemisë në Gjermani nuk është e mirë, paralajmëron Drosten. Variani më infektues B1.1.7. po zë vend gjithnjë e më shumë, pjesa e tij ndërkohë kap tre të katërtat e infektimeve. “Ne do të kemi pak pas pashkëve një situatë si në kohën e krishtlindjeve”, tha virologu. Instituti Robert Koch para disa ditësh bëri një prognozë të zymtë të rritjes së infeksioneve. Situata do të përkeqësohet më shumë për shkak të variantit britanik. Sidomos “kritike” ajo do të bëhet për brezin e pavaksinuar të personave rreth 50 vjeç.

Shpeshtimi i trombozave problem statistikor?

Të hënën Instituti Paul Ehrlich, PEI rekomandoi ndërprerjen e vaksinimit me AstraZeneca. Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë janë njoftuar 8 raste me tromboza në hapësirën kohore të vaksinimit. Numri i rasteve është nga ana statistikore dukshëm më i lartë se tek popullata e pa vaksinuar. Sipas PEI të prekurat kanë qenë më shumë gra, nëse ka një lidhje të drejtpërdrejtë mes vaksinës dhe trombozës kjo pa verifikohet.

Virologu Drosten është shprehur se i mungojnë informacione shtesë për ndërprerjen e vaksinimit me AstraZeneca po ai është shprehur se duhet menduar, nëse ky shpeshtim rastesh mund të jetë edhe një problem statistikor. Kështu në Gjermani janë vaksinuar me AstraZeneca persona nën 65 vjeç, sepse rekomandimi i Komisionit të Posaçëm, STIKO nuk ishte fillimisht për rekomandimin e më të moshuarve për shkak të mungesës së të dhënave për efektin e vaksinës. Në Angli janë vaksinuar më shumë persona më të moshuar, aty megjithë numrin më të lartë të vaksinimeve nuk ka pasur shtim të rasteve të trombozave. Drosten përmendi edhe numrin më të lartë të grave në personelin mjekësor e të infermierisë, që e ka marrë këtë vaksinë. Ai shtroi pyetjen “Ka gjasë që kjo të ngjyrosë statistikën?” Për gratë dihet, se rreziku i trombozës është më i lartë.

B.1.1.7. më infektues e më i rrezikshëm

Virologu Drosten është shprehur mbi disa studime për variantin britanik B.1.1.7, e bilanci i tyre është se ky variant nuk është vetëm më infektues, por edhe më i rrezikshëm. “Dhe ky nuk është lajm i mirë, sidomos këto kohë dhe me këtë situatë lajmesh.” Studimet ofrojnë të dhëna, se ky variant është më vdekjeprurës./DW

Etiketa: Christian Drostencovid-19gjermani


Ju sugjerojmë

Shkodër/ Vrau dy persona, autori i vuri armën në kokë qytetarit dhe grabiti makinën
Kronikë

Atentati në Shkodër, Dëshmia e autorit: Më bënte si i fortë, doja të vrisja…

8 Shtator, 2025 6:55 pm
Gaza, pesë palestinezë humbin jetën nga kequshqyerja, mes tyre edhe fëmijë
Bota

Izraeli shpall një “zonë të re humanitare” në jug të Gazës

8 Shtator, 2025 6:49 pm
Jo më hotele për azilkërkuesit në Angli: Do të strehohen nëpër kazerma
Bota

Jo më hotele për azilkërkuesit në Angli: Do të strehohen nëpër kazerma

8 Shtator, 2025 6:18 pm
Berisha: Shqipëria u transformua në një shtet autokratik! Rama shkel parimet
Kryesore

Në prag të mbledhjes së Parlamentit, Berisha thërret në seli Kryesinë

8 Shtator, 2025 5:38 pm
Sulmi terrorist në Jeruzalem, Hamasi: Operacion heroik
Bota

Sulmi terrorist në Jeruzalem, Hamasi: Operacion heroik

8 Shtator, 2025 5:32 pm
Auto-Skicë
Kryesore

Sylvinho: Luajmë për fitore, Letonia është skuadër e fortë

8 Shtator, 2025 5:06 pm
Spanja ndalon shitjen e armëve për Izraelin
Sport

Spanja ndalon shitjen e armëve për Izraelin

8 Shtator, 2025 4:26 pm
Bllokohen 15 mjete lundruese, shpëtohen 39 persona që u rrezikohej jeta
Aktualitet

Bllokohen 15 mjete lundruese, shpëtohen 39 persona që u rrezikohej jeta

8 Shtator, 2025 3:26 pm
Presidenti dekretoi mbledhjen e Parlamentit të ri, Bardhi: Çfarë niveli mediokër
Politikë

Presidenti dekretoi mbledhjen e Parlamentit të ri, Bardhi: Çfarë niveli mediokër

8 Shtator, 2025 3:23 pm
Tirana shkarkon trajnerin pas vetëm 2 javësh kampionat
Sport

Tirana shkarkon trajnerin pas vetëm 2 javësh kampionat

8 Shtator, 2025 3:02 pm
Para
Incidenti në Elbasan/ Rama:Me montazhe skuthash krijojnë ide të kundërta

Rama ironizon opozitën:Se imagjinoj dot që demokratët të jenë të lumtur...

Soreca takon kreun e SPAK: Element i rëndësishëm i Reformës në Drejtësi

Soreca takon kreun e SPAK: Element i rëndësishëm i Reformës në Drejtësi

Largimi i Kalos dhe Çomos, prezantohen anëtarët e Komitetit të Ekspertëve

Vendimi i EMA për AstraZeneca, reagon Manastirliu: Vaksinë efektive
















TE FUNDIT

Atentati në Shkodër, Dëshmia e autorit: Më bënte si i fortë, doja të vrisja…

Shkodër/ Vrau dy persona, autori i vuri armën në kokë qytetarit dhe grabiti makinën
8 Shtator, 2025

Zbardhet dëshmia e parë e Ragip Gilaj, autorit të dyshuar të ngjarjes kriminale, e cila u regjistrua në Shkodër, mëngjesin...

Lexo më shumë

Izraeli shpall një “zonë të re humanitare” në jug të Gazës

Gaza, pesë palestinezë humbin jetën nga kequshqyerja, mes tyre edhe fëmijë
8 Shtator, 2025

Ushtria izraelite ka shpallur një tjetër “zonë humanitare” në jug të Rripit të Gazës, në një pjesë të vogël të...

Lexo më shumë

Jo më hotele për azilkërkuesit në Angli: Do të strehohen nëpër kazerma

Jo më hotele për azilkërkuesit në Angli: Do të strehohen nëpër kazerma
8 Shtator, 2025

Qeveria britanike po shikon mundësinë që në të ardhmen, azilërkuesit të strehohen më shumë nëpër kazerma ushtarake e të largohen...

Lexo më shumë

Në prag të mbledhjes së Parlamentit, Berisha thërret në seli Kryesinë

Berisha: Shqipëria u transformua në një shtet autokratik! Rama shkel parimet
8 Shtator, 2025

Në prag të mbledhjes së Parlamentit, që do të mbahet më 12 shtator, lëvizjet duket se kanë nisur edhe në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com