Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar edhe 10 raste të reja me COVID-19 në vendin tonë duke e çuar numrin total të të infektuarve në 736 .
Zv/ministrja Mira Rakacolli tha se në 212 teste të zhvilluara gjatë 24 orëve rezultuan pozitiv 9 persona në Tiranë dhe 1 në Shkodër.
Deri në këto momente janë testuar 7491 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 736 raste.
Shpërndarja e rasteve sipas qyteteve vijon si më poshtë.
/Opinion.al