Politikë

COVID-19/ Valteri: Të gjithë deputetëve t’u bëhet tamponi pas të enjtes


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:50 - 29/07/20 |
Opi Nion

Pas konfirmimit të 3 deputetëve me COVI-19, deputeti Halit Valteri kërkoi sot në Kuvend që të gjithë deputetëve t’u bëhet tamponi.

Hjatë ditës së djeshme u bë e ditur se kanë rezultuar pozitivë me koronavirus deputetët Ralf Gjoni, Eljo Hysko dhe Enver Roshi.

 “Zoti Ruci, për shkak të asaj çfarë ndodhi, kolegëve u urojmë shërmi sa më të shpejtë. pas seancës së fundit të gjithë deputetët, t’i nënshtrohen një testimi apo tamponi.”

Ndërsa,  referuar rishikimit të buxhetit Valteri u shpreh se shteti është në prag kolapsi si në 1997.

“Rilindja në 7 vite qeverisje ka rezultuar një dështim i madh. Bilanci i sotëm është katastrofë totale, shteti është në prag kolapsi si në 1997. Edhe militanti më i flakë i rilindjes ka filluar të dyshojë në këtë projekt. Ju zonja ministre jeni personi më pa faj,” tha ai./ Opinion.al

Pas