Bota

COVID-19/ Ulet numri i të infektuarve në Itali, raportohen 377 viktima


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:45 - 18/01/21 |
Doriana Çepunaj

Autoritetet shëndetësore në Itali, kanë bërë me dije se janë regjistruar 8.824 raste të reja nga 158.674 tamponë të kryer.

Nga të dhënat e buletinit të Ministrisë së Shëndetësisë, Italia duket se ka një përmirësim të situatës të pandemisë në 24 orët e fundit për herë të parë pas shumë javësh.

Gjithashtu, mësohet se në orët e fundit kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit 377 persona, po aq sa ishin dhe një ditë më parë.

Numri i personave të shtruar në spitale është rritur me 41 pacientë në terapi intensive dhe 127 pacientë në repartet e tjera COVID.

Prej fillimit të pandemisë Italia shënon  2.390.101 të infektuar dhe 82.554 viktima./Opinion.al

Pas