Aktualitet

COVID-19/ Ulet numri i rasteve të reja, humbin jetën 6 qytetarë në Shqipëri


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:02 - 25/10/21 |
Opi Nion

Është ulur numri i infektimeve të reja me COVID-19 gjatë 24 orëve në Shqipëri.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se gjatë këtij harku kohor janë regjistruar 264 qytetarë të infektuar nga 2640 testime të kryera. Po ashtu, në 24 orët e fundit janë shënuar 6 humbje jete nga COVID-19.

Viktimat janë shënuar 4 qytetarë nga Tirana 57-76 vjeç, një qytetar nga Elbasani 66 vjeç, një qytetar nga Berati 83 vjeçe.

Rastet e reja janë regjistruar 133 në Tiranë, 29 në Fier, 24 në Lushnje, 16 në Durrës, 7 në Vlorë, 5 në Has, Lezhë, Gjirokastër, 4 në Kukës, 3 në Kurbin, Libohovë, Tepelenë, Kolonjë, 2 në Tropojë, Kamëz, Vorë,  Kavajë, Sarandë, Skrapar, 1 në Fushë- Arrëz, Mirditë, Dibër, Mat, Mallakastër, Delvinë, Konispol, Përmet, Këlcyrë, Peqin, Librazhd, Gramsh.

Në të gjithë vendin janë  7098 pacientë aktivë me COVID-19  Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 155 pacientë, nga të cilët 18 janë në gjendje më të rënduar. Janë shëruar 192  qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 171,982 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (25 Tetor 2021)

Raste të reja ditore          264
Të shëruar në 24 orë       192
Të shtruar në spitale       155
Humbje jete në 24 orë    6
Testime ditore                 2,640

Testime totale              1,285,961
Raste pozitive                181,960
Raste të shëruara            171,982
Raste Aktive                     7098
Humbje jete                      2,880

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë            3,604
Fier                 900
Durrës            706
Shkodër         440
Elbasan          302
Gjirokastër     221
Korçë              191
Lezhë             183
Vlorë               174
Berat              171
Kukës             131
Dibër               75

Pas