Bota

COVID-19/ Turqia shënon rekord rastesh të reja


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 23:01 - 16/04/21 |
Opi Nion

Edhe pse është një nga vendet që ka nisur fushatën e vaksinimit, Turqia ka shënuar rekord rastesh të reja me COVID-19.

Autoritetet shëndetësore bëjnë me dije se në 24 orët e fundit janë regjistruar 63.082 raste të reja me koronavirus. Ky është numri më i lartë ditor i të infektuarve në këtë vend, që nga fillimi i pandemisë.

Të premten, Ministria e Shëndetësisë e Turqisë tha se numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 4.150.039. Të dhënat gjithashtu treguan se gjatë 24 orëve të fundit edhe 289 njerëz vdiqën për shkak të sëmundjes COVID-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 35.320.

Turqia aktualisht renditet e katërta në botë për numrin e rasteve ditore, raporton agjencia Reuters. Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan njoftoi të marten për disa masa të reja të kufizimeve dhe një “mbyllje të pjesshme” për dy javët e para të muajit të Ramazanit. Masa u tha se po merret për të frenuar rritjen e rasteve të reja me COVID-19.

Turqia është duke u përballur me një numër shumë të madh rastesh të reja si edhe vdekjesh nga koronavirusi, ku shifrat shyejnë rekorde negative nga dita në ditë.
Ministria e Shëndetësisë së Turqisë raportoi për 61 400 raste të reja vetëm gjatë ditës së djeshme, ndërsa numri total i të prekurve që prej fillimit të pandemisë numërohet në më shumë se 4 milion persona.

Po ashtu, Turqia shënoi dje edhe 297 të vdekur duke shënuar një total prej 35 031 jetësh të humbura që prej fillimit të pandemisë.

Pas