Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

COVID-19/ Si u bë Britania vendi më i goditur i Europës

2020/05/07 at 9:11 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
COVID-19/ Si u bë Britania vendi më i goditur i Europës

Britania tani ka numrin e dytë më të lartë në botë të vdekjeve nga koronavirusi, vetëm pas Shteteve të Bashkuara, pasi shifrat zyrtare të publikuara të martën treguan se Britania ka tejkaluar Italinë në fatalitete të lidhura me pandeminë.

Numri i vdekjeve në Britani është rritur në mënyrë dramatike në disa raste pasi Zyra për Statistika Kombëtare (ONS) – që numëron të gjitha vdekjet, përfshirë ato nga virusi jashtë spitaleve – ka përditësuar çështjen. Zyra publikon raporte javore për periudha deri në dy javë më parë dhe, së bashku me numrat nga agjencitë shëndetësore në rajonet e shkatërruara të Britanisë, tregoi 32,313 vdekje nga virusi. Kjo shifër mund të krahasohet me afro 68.700 që kanë vdekur në Shtetet e Bashkuara dhe më shumë se 29,000 në Itali. Këshilltari kryesor shkencor i qeverisë Patrick Vallance, ka thënë se kufizimi i numrit të Britanisë në 20,000 do të ishte ‘një rezultat i mirë’.

Johnson pohoi se këshillat e ekspertëve janë ndjekur nga të gjithë. Johnson, i cili kaloi tre ditë në kujdes intensiv në spital duke luftuar kundër virusit, është përballur me akuza se fillimisht nuk e kanë marrë seriozisht situatën.

Në fillim të marsit, me paralajmërimin e Organizatës Botërore të Shëndetit për një pandemi të mundshme, qeveria e tij po promovonte larjen e duarve si mbrojtjen më të mirë, krahas gjurmimit të kufizuar të kontakteve.

Johnson deklaroi se ai ende po shtrëngonte duart e njerëzve, pasi takoi pacientët me koronavirus në 3 mars. Dy ditë më vonë, zyrtarët njoftuan vdekjen e parë nga Covid-19, në Britani, kurse deri në mes të marsit, gjurmimi i kontakteve – që përfshin gjetjen dhe testimin e njerëzve që kanë qenë në kontakt me  të infektuarit – kryesisht ishte braktisur kryesisht.

Strategjia është përdorur intensivisht nga vende të tilla si Koreja e Jugut dhe Zelanda e Re për të mbajtur të ulta, nivelet e transmetimit dhe numrat e vdekjeve.

Në vend të kësaj, qeveria britanike tha se do të përpiqet të ulë numrin e të infektuarve nëpërmet masave distancuese sociale. Madje qeveria bëri publike dhe termin ‘imunitet i tufës’, për të zhvilluar sistemin imunitar në të ardhmen.Shpejt, ministrat mohuan se ky nuk ishte qëllimi i tyre, duke e quajtur thënien ‘një koncept shkencor, jo një qëllim’.

Në 20 mars, me raste dhe vdekje në rritje, shkollat, baret, restorantet, palestrat dhe vendet e tjera sociale u urdhëruan të mbyllen. Tre ditë më vonë Johnson tha që njerëzit duhet të shkonin jashtë vetëm për të blerë ushqim, të ushtroheshin një herë në ditë. Por pavarësisht masave, numri i vdekjeve vazhdon të rritet, veçanërisht në Londër. Debati vazhdon për numrin e vërtetë të vdekjeve në Britani, duke pasur parasysh metoda të ndryshme raportimi kurse Richard Horton, redaktor i revistës mjekësore Lancet, përshkroi reagimin e përgjithshëm britanik si ‘dështimi më i madh i politikës shkencore në një gjeneratë’.

Ndërkohë, me bllokimin e ekonomisë dhe asnjë datë lehtësuese të shpallur ende, Britania po synon të kthehet në taktikat e gjurmimit të kontaktit. Sekretari i Shëndetësisë, Matt Hancock u zotua të shtojë testet, në 100,000 në ditë deri në fund të prillit dhe të punësojë më shumë se 18,000 gjurmues për të punuar së bashku me një aplikacion të ri gjurmues që do të dalë nga mesi i majit.

Ju sugjerojmë

Hajrulla Çeku: Është koha për ndryshimin e Prishtinës
-U tha në Opinion

Hajrulla Çeku: Është koha për ndryshimin e Prishtinës

6 Nëntor, 2025 12:22 am
Përparim Rama: Jetova 29 vite në Londër, u ktheva për të transformuar Prishtinën
-U tha në Opinion

Përparim Rama: Jetova 29 vite në Londër, u ktheva për të transformuar Prishtinën

5 Nëntor, 2025 11:01 pm
SHBA një vit nën drejtimin e Trump, premtimet, dështimet dhe betejat e presidentit
Bota

SHBA një vit nën drejtimin e Trump, premtimet, dështimet dhe betejat e presidentit

5 Nëntor, 2025 10:02 pm
“Po i lë njerëzit pa bukë”, kryebashkiaku i Nju Jorkut sfidon hapur Trump
Bota

“Po i lë njerëzit pa bukë”, kryebashkiaku i Nju Jorkut sfidon hapur Trump

5 Nëntor, 2025 9:18 pm
Shkodër/ Plagosi me armë zjarri 26 vjeçarin, shpallet në kërkim autori
Kronikë

Plagosje me armë zjarri në Bathore

5 Nëntor, 2025 9:14 pm
Rama-deputetëve: Pavarësisht vendimit të Kushtetueses, të jemi gati për zgjedhje
Kryesore

Rama-deputetëve: Pavarësisht vendimit të Kushtetueses, të jemi gati për zgjedhje

5 Nëntor, 2025 9:06 pm
Miratohet vendimi, në territorin e Aeroportit të Kukësit do të ndërtohet central fotovoltaik
Kryesore

Lëvizje emrash edhe në disa Ministri, kush vjen dhe kush largohet

5 Nëntor, 2025 5:28 pm
Mbledhje në Partinë Socialiste, kryeministri Rama thërret deputetët në selinë rozë
Kryesore

Mbledhje në Partinë Socialiste, kryeministri Rama thërret deputetët në selinë rozë

5 Nëntor, 2025 5:25 pm
Lartësoi fitoren e Luftës II Botërore, Putin zbut tonet me Perëndimin
Bota

Putin: Nëse SHBA rifillon testet bërthamore, do të veprojmë edhe ne

5 Nëntor, 2025 5:11 pm
Komisionerja Kos takim me Spiropalin: S’ka asnjë dyshim, Shqipëria në rrugën e duhur
Aktualitet

Komisionerja Kos takim me Spiropalin: S’ka asnjë dyshim, Shqipëria në rrugën e duhur

5 Nëntor, 2025 4:51 pm
Para
Kurbin/ Burri dhunon gruan dhe vajzën e tij, i sekuestrohet armë zjarri

Kurbin/ Burri dhunon gruan dhe vajzën e tij, i sekuestrohet armë zjarri

Shkolla nuk “vlen” në Shqipëri: Papunësia më e madhe më 2019

Shkolla nuk “vlen” në Shqipëri: Papunësia më e madhe më 2019

Koronavirusi/ Liroi masat, rritet numri i të infektuarve në Gjermani

Koronavirusi/ Liroi masat, rritet numri i të infektuarve në Gjermani

TE FUNDIT

Hajrulla Çeku: Është koha për ndryshimin e Prishtinës

Hajrulla Çeku: Është koha për ndryshimin e Prishtinës
6 Nëntor, 2025

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga Lëvizja Vetëvendosje, Hajrulla Çeku, në një intervistë me gazetarin Blendi Fevziun në emisionin “Opinion”...

Lexo më shumë

Përparim Rama: Jetova 29 vite në Londër, u ktheva për të transformuar Prishtinën

Përparim Rama: Jetova 29 vite në Londër, u ktheva për të transformuar Prishtinën
5 Nëntor, 2025

Kryetari aktual i Prishtinës, Përparim Rama, në një intervistë me gazetarin Blendi Fevziu në emisionin “Opinion” në Tv Klan, tha...

Lexo më shumë

SHBA një vit nën drejtimin e Trump, premtimet, dështimet dhe betejat e presidentit

SHBA një vit nën drejtimin e Trump, premtimet, dështimet dhe betejat e presidentit
5 Nëntor, 2025

Kthimi i Donald Trump në pushtet, një vit pas fitores së tij në zgjedhje, ka lënë tashmë një gjurmë të...

Lexo më shumë

“Po i lë njerëzit pa bukë”, kryebashkiaku i Nju Jorkut sfidon hapur Trump

“Po i lë njerëzit pa bukë”, kryebashkiaku i Nju Jorkut sfidon hapur Trump
5 Nëntor, 2025

Pasi festoi fitoren duke iu drejtuar presidentit amerikan ta dëgjojë mirë, lëshoi sërish një tjetër mesazh drejtuar Donald Trump. Kryebashkiaku...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com