Aktualitet

COVID-19/ Si është gjendja e të infektuarve në Shqipëri


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:14 - 10/05/20 |
Opi Nion

Në 24 orët e fundit janë konfirmuar 12 raste të reja me COVID-19, duke e çuar në total numrin e të prekurve në 868. Ndërkohë, ministria sqaron se gjatë ditëve të fundit kemi një përmirësim të situatës edhe në spitale.

Aktualisht në dy spitalet COVID, në spitalin infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi”, janë të shtruar 29 pacientë dhe vetëm 4 prej tyre janë në terapi intensive, dhe prej më shumë se 10 ditësh nuk kemi asnjë humbje jete.

Shpërndarja e 12rasteve të reja me COVID19 është: 8 raste në Tiranë, 2 në Kamëz, 1 në Krujë dhe 1 në Fier. Të shëruar janë 23 qytetarë. Aktualisht në vendin tonë 650 qytetarë ose rreth 75% janë shëruar./ Opinion.al

Pas