Një tjetër grup prej 60 infermierësh nga Shqipëria janë nisur sot drejt Italisë, për të ndihmuar vendin fqinj në luftën kundër koronavirusit.
Ky është grupi i dytë me infermierë shqiptarë, që shkojnë për të dhënë ndihmën e tyre, pas gjunjëzimit nga koronavirusi të vendit fqinj.
Pak javë më parë, Shqipëria dërgoi në Itali 30 mjekë dhe infermierë, të cilët po shërbejnë në frontin e parë të luftës kundër COVID-19 në spitalet e Breshias./Opinion.al