Bota

COVID-19/ Shkon në 100 milionë numri i të infektuarve në botë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:11 - 26/01/21 |
Doriana Çepunaj

Pothuajse një vit pasi OBSH shpalli statusin e emergjencës në fund të janarit 2020, rastet e konfirmuara me COVID-19 në mbarë botën kanë shkuar mbi 100 milionë. Më konkretisht, sipas të dhënave të mbledhura nga Worldometer, numri i të infektuarve është 100,318,660.

Numri i personave që kanë ndërruar jetë si pasojë e koronavirusit ka tejkaluar 2.14 milionë. SHBA rezulton vendi më i prekur nga pandemia pasi numëron mbi 420 mijë viktima si pasojë e pandemisë.

Pas Amerikës, ku ka në total 43,763,906 raste, vendin e dytë sa i takon numrit të të infektuarve e zë India, ndërsa më pas vjen Brazili.

Tedros Adhanom Ghebreyesus, Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, tha në një konferencë shtypi të hënën se rastet globale të koronavirusit do të arrijnë 100 milion këtë javë. “Kjo duhet të forcojë vendosmërinë tonë për të shpëtuar jetë,” tha ai në një Twitter.

Pas