Pas lajmeve për përpjekje nga Shtetet e Bashkuara për të blerë vaksinën kundër koronavirusit, ka reaguar kompania farmaceutike gjermane.
“CureVac” thotë në një postim në Tëitter se “hedh poshtë hamendësimet rreth ofertave për blerjen e kompanisë apo teknologjisë sonë”.
Duke shpjeguar se puna e saj është përqendruar në zhvillimin e një vaksine për të mbrojtur njerëzit në mbarë botën, CureVac ka dhënë detaje nga faza në të cilën ndodhen punimet drejt vaksinës kundër Covid-19.
“Së fundmi kemi rezultate të suksesshme në programin e vaksinimit te lepujt, duke arritur mbrojtjen e plotë të njerëzve me dy doza nga 1 mikrogram (1/1 mln e gramit). Këto rezultate janë inkurajuese kur mendohet se duhen furnizuar popullata dhe njerëz në mbarë botën në situata pandemie”, thuhet në deklaratën zyrtare të kompanisë gjermane./ Opinion.al