Ministria e Shëndetësisë ka reaguar lidhur me ardhjen e 7020 të vaksinë Pfizer mbrëmjen e sotme në vendin tonë.
Ministria thotë se dozat e vaksinë janë pjesë e kontratës së Shqipërisë me kompaninë amerikane. Sipas saj, deri më tani në vendin tonë kanë ardhur në total 396,560 doza vaksinash nga të cilat janë kryer 267,541 vaksina.
Ditët e fundit në Shqipëri është ulur numri i rasteve dhe viktimave nga COVID-19. Sot kanë humbur jetën 4 persona nga COVID-19, ndërsa janë raportuar 125 raste të reja me COVID nga 1983 teste të kryera./ Opinion.al