Bota

COVID-19/ Rusia konfirmon mbi 500 mijë të infektuar


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:35 - 11/06/20 |
Opi Nion

Koronavirusi vijon të përhapet në të gjithë botën dhe pse duket se agresiviteti i tij është ulur.

Një nga vendet më të prekura nga pandemia është dhe Rusia. Në 24 orët e fundit ky shtet ka raportuar 8,779 raste të reja, duke bërë që totali i të infektuarve në vend të shkojë në 502,436.

Po ashtu, zyrtarët e Shëndetësisë në vend njoftuan se brenda ditës humbën jetën edhe 174 persona duke bërë që totali i të infektuarve të rritet në 6,532.

Rusia është vendi i tretë në botë me numrin më të lartë të rasteve të konfirmuara, sipas të dhënave të pasqyruara në Worldometers.

Vendi paraprihet nga SHBA-të që numërojnë mbi 2 milion të infektuar dhe 115,243 viktima si dhe Brazili me 775,581 të infektuar dhe 39,803 viktima./ Opinion.al

Pas