Është rritur numri i viktimave nga koronavirusi në Shtetet e Bashkuara. Sipas Universitetit Johns Hopkins në 24 orët e fundit në SHBA kanë humbur jetën 3865 persona, ndërsa janë konfirmuar 253 145 raste të reja.
Referuar të dhënave zyrtare, numri i përgjithshëm i të infektuarve është 21 299 340 , ndërsa i viktimave në 361 123.
Ndërkohë, 17 288 950 doza vaksinash janë shpërndarë në vend deri më tani dhe të paktën 5 306 797 janë administruar.
Po kështu, një numër i lartë viktimash vijon prej ditësh në Gjermani. Instituti Robert Koch raportoi për 26 391 infeksione të reja dhe 1070 vdekje të reja në 24 orët e fundit, ndërsa numri më i lartë i të vdekurve u regjistrua më 30 dhjetor, me 1129 viktima.
Për shkak të rritjes së numrit të viktimave dhe rasteve të reja me COVID-19, Gjermania vendosi më 5 janar të zgjaste bllokimin deri në fund të muajit./ Opinion.al