Është rritur numri i viktimave dhe i personave të infektuar me COVID-19 në Kosovë. Sipas Institutit të Shëndetësisë Publike në Kosovë, në 24 orët e fundit kanë humbur jetën gjashtë persona, ndërsa janë konfirmuar 141 raste të reja me koronavirus.
Aktualisht numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur në 498, ndërsa që nga muaji mars, janë regjistruar 12.981 persona të infektuar me COVID-19.
Sipas IKSHPK-së, në 24 orët e fundit janë shëruar 143 pacientë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 9.085. ndërkohë, raste aktive janë 3.398./ Opinion.al