Është rritur numri i viktimave dhe i të infektuarve me koronavirus në Greqi.
Mësohet se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 2 persona, duke e çuar numrin e viktimave në total në 197.
Ndërkohë, janë regjistruar 36 raste të reja. Vetëm 2 të infektuar me COVID-19 u konstatuan në pikat hyrëse të vendit, ndërkohë gjithë të tjerët ishin raste të brendshme.
Rajoni me më shumë raste të reja ishte Attica me 17 ndjekur nga Selaniku me 4 teksa rajonet e tjera kishin vetëm nga 1./ Opinion.al