Është rritur numri i viktimave dhe të infektuarve me koronavirus në Greqi. Mësohet se në 24 orët e fundit ka humbur jetë një person, duke e çuar numrin e viktimave në total në 173.
Vendi fqinj në 24 orët e fundit ka shënuar 10 raste të reja, ndërsa në total numri i të infektuarve është mbi 2 mijë e 850.
Tashmë Greqia ka vetëm 18 të intubuar në spitale me COVID-19 teksa pret nisjen e sezonit turistik veror./ Opinion.al