11 pacientë të tjerë të prekur nga COVID-19 janë shëruar. Lajmi është konfirmuar nga kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale.
“Lajm i mirë: 11 të shëruar sot”, -deklaroi Kryeministri në orët e para të këtij mëngjesi.
Aktualisht në vendin tonë numri i të shëruarve nga koronavirusi ka shkuar në 165. Betejën me këtë virus e kanë humbur deri tani 22 qytetarë.
Ndërkohë,ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i kërkon qytetarëve të vijojnë të respektojnë masat e distancimit social për të mbajtur në kontroll përhapjen e virusit vdekjeprurës./ Opinion.al