Aktualitet

COVID-19/ Rritet numri i të infektuarve, humbin jetën dy qytetarë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:44 - 05/07/22 |
Opi Nion

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën nga COVID-19 dy qytetarë nga Tirana të moshave 64 dhe 74 vjeç, ndërsa janë regjistruar 974 raste të reja nga 2153 testime të kryera.

Rastet e reja janë shënuar;  438 në Tiranë, 61 në Vlorë, 54 në Shkodër, nga 41 qytetarë në Durrës, Fier, 31 në Berat, 26 në Sarandë, 25 në Lushnje, 21 në Lezhë, 18 në Gjirokastër, 17 në Krujë, 15 në Dimal, nga 12 qytetarë në Kavajë, Divjakë, nga 11 qytetarë në Himarë, Elbasan, nga 10 qytetarë në Vorë, Roskovec, Tepelenë, nga 9 qytetarë në Korçë, Kurbin, 8 në Malësi e Madhe, nga 7 qytetarë Kamëz, Kuçovë, nga 5 qytetarë në Vau i Dejës, Patos, Pogradec, Gramsh, nga 4 qytetarë në Tropojë, Dibër, Mat, Selenicë, Përmet, Kolonjë, Skrapar, nga 3 qytetarë në Mirditë, Poliçan, nga 2 qytetarë në Këlcyrë, Devoll, Belsh, Librazhd, nga 1 qytetar në Pukë, Fushë Arrëz, Kukës, Shijak, Rrogozhinë, Mallakastër, Delvinë, Memaliaj.

Janë 4,235 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 24 pacientë.  Janë shëruar 377 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 276,070 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (5 Korrik 2022)

Raste të reja ditore 974
Të shëruar në 24 orë 377
Të shtruar në spitale 24
Humbje jete në 24 orë 2
Testime ditore 2153

Testime totale 1,856,756
Raste pozitive 283,811
Raste të shëruara 276,070
Raste Aktive 4,235
Humbje jete 3,506

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 2,755
Fier 336
Vlorë 235
Durrës 210
Shkodër 208
Berat 114
Lezhë 109
Gjirokastër 95
Elbasan 82
Korçë 52
Dibër 28
Kukës 11

Pas