Rajoni

COVID-19/ Rritet numri i rasteve në 24 orët e fundit në Kosovë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:13 - 02/06/20 |
Al Do

Trembëdhjetë raste të reja me koronavirus janë regjistruar në Kosovë.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik tha se janë testuar gjithsej 193 mostra, të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilave 13 kanë dalë pozitive.

Instituti po ashtu bëri të ditur se të martën janë shëruar katër pacientë nga koronavirusi, me të cilët numri i përgjithshëm i të shëruave shkon në 847.

Kosova, gjithsej, ka identifikuar 1,123 raste me koronavirus. Prej tyre, 30 kanë ndërruar jetë. /Opinion.al

 

Pas