Është rritur numri i të infektuarve me koronavirus në Maqedoninë e Veriut. Mësohet se në 24 orët e fundit janë regjistruar regjistruar 21 raste të tjera me koronavirus, duke e çuar në 1.999 numrin e përgjithshëm të të infektuarve në vend.
Ndërkohë, ministria e Shëndetësisë njoftoi se janë shëruar 17 pacientë të tjerë të infektuar me koronavirus, ndërsa që nga shpërthimi i pandemisë, numri i pacientëve të shëruar është 1.439.
Maqedonia e Veriut deri më tani ka kryer gjithsej 25.528 teste për COVID-19, përfshirë 258 në 24 orët e fundit. Nga numri i përgjithshëm i rasteve të zbuluara me këtë virus, deri më tani kanë vdekur 113, ndërsa numri i rasteve aktive është 447./ Opinion.al