Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se aktualisht janë 46 të shtruar pozitivë me Covid19. Është rritur numri i pacientëve që kanë nevojë për terapi intensive. 8 prej të shtruarve janë në terapi intensive, njëri prej tyre në intubim. Ndërsa një pacient ka dalë nga intubimi falë punës së stafit mjekësor të spitalit infektiv.
Lajmi tjetër i mirë është se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 20 të prekur nga Covid19 mes të cilëve 8 personel shëndetësor, duke e çuar në 980 numrin e të shëruarve që nga fillimi epidemisë.
Në vendin tonë janë aktualisht 327 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë dhe Shkodër, ku ka transmetime komunitare.
Në 24 orët e fundit janë kryer 311 testime nga të cilat janë konfirmuar 42 raste pozitive.
Nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 19 mijë testime molekulare dhe serologjike dhe janë konfirmuar pozitivë 1341 raste.