Te Fundit

COVID-19/ Rikthehet mbajtja e maskave në Kaliforni


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:07 - 05/07/21 |
Opi Nion

Kalifornia do të rikthejë edhe njëherë përdorimin e maskave në ambientet e brendshme  pas rritjes së rasteve me infektime nga varianti indian.

Maskat do të mbahen gjithashtu edhe për ata individë që janë vaksinuar qoftë me dy ose me një dozë. Kjo vjen vetëm dy javë pasi autoritetet e Kalifornisë kishin hequr shumicën e kufizimeve të koronavirusit.

Vendimi nuk është pritur mirë nga banorët të cilët shpresonin se heqja e maskës do të jepte më shumë liri për t’u futur në ambiente të brendshme pa patur nevojë për një test negativ.

Në Maj, rreth 4% e të infektuarve kishin variantin Delta të koronavirusit, ndërsa tanimë rastet nga ky variant përbëjnë rreth 14.5%.

Ekspertët thonë se është virus i rrezikshëm për ata që nuk janë vaksinuar apo kanë marrë vetëm njërën dozë të vaksinës. Po ashtu të rrezikuar janë edhe ata që janë vaksinuar plotësisht por që vuajnë nga sëmundje kronike ose kanë sistem imunitar të dobët. Kjo është arsyeja që zyrtarët këshillojnë përdorimin e maskës.

Ndryshe nga shtetet e tjera amerikane, banorët e Kalifornisë po vaksinohen. Pothuajse gjysma e popullsisë atje është vaksinuar plotësisht dhe kjo sipas ekspertëve shmang një mbyllje tjetër të Kalifornisë./ Klan News

Pas