Bota

COVID-19/ Rekord viktimash në Turqi


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:55 - 19/04/21 |
Opi Nion

Në 24 orët e fundit Turqia ka shënuar rekord viktimash nga COVID-19. Autoritetet shëndetësore bëjnë me dije se janë regjistruar 318 vdekje duke e çuar në mbi 35900 numrin në total të jetëve të humbura që nga nisja e pandemisë.

Të larta mbeten edhe shifrat e rasteve të reja ku në 24 orë janë shënuar mbi 55800 infektime. Sipas epidemiologëve ka një rritje me 118% të rasteve të reja dhe një rritje prej 292% të vdekjeve. Shqetësues për mjekët është edhe numri i shtrimeve në spitale ku trajtohen mbi 3100 pacientë në gjendje të rëndë.

Këto shifra nga Covid vijnë në një kohë kur Turqia është në karantinë të pjesshme. Izolimi nis në orën 19:00 ndërsa ndalohet qarkullimi në fundjavë. Për sa i përket imunizimit të popullsisë, deri tani janë vaksinuar më shumë se 20 milionë persona.

Sipas ekspertëve në vend qarkullon prej kohësh mutacioni i Detit të Zi duke përkqësuar situatën epidemiologjike veçanërisht në veri të vendit. Epidemiologët thonë se ky variant i ri i Covid ka nivel të lartë përhapjeje dhe është më agresiv.

Pas