33 persona kanë humbur jetën nga COVID-19 në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut.
Sipas raportit të fundit të ministrisë së shëndetësisë, bëhet me dije se nga 4.277 testime për koronavirus, kanë rezultuar pozitiv me koronavirus 1.422 persona.
Ndërkohë, Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 457 pacientë të shëruar. Qe nga fillimi i pandemisë, numri rasteve ka shkuar në 124.910, prej të cilëve 103.831 janë shëruar, ndërsa 3.607 kanë humbur jetën./ Opinion.al