Rajoni

COVID-19/ Rekord viktimash në 24 orët e fundit në Serbi


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:14 - 26/11/20 |
Opi Nion

Vijon të rritet numri i viktimave nga koronavirusi në Serbi. Autoritetet shëndetësore kanë njoftuar se në 24 orët e fundit kanë humbur jetë 51 persona nga COVID-19.

Sipas njoftimit të autoriteteve janë regjistruar dhe 7 606 raste të reja të personave të infektuar me Covid-19.

Nga shifrat e publikuara mësohet se numri i vdekjeve ditën e sotme është rekord që prej fillimit të pandemisë, ndërsa në total Serbia ka 1 366 jetë të humbura.

Ndërkohë, në këtë shtet ka 6 722 njerëz të hospitalizuar, ndërsa 243 pacientë kanë aparate për frymëmarrje.

Një total prej 148 210 rastesh me koronavirus janë regjistruar në Serbi që nga fillimi i epidemisë./ Opinion.al

Pas