Greqia ka regjistruar këtë të dielë një rekord të ri viktimash nga COVID-19. Autoritetet shëndetësore bëjnë me dije se 71 pacientë kanë ndërruar jetë së fundmi, si asnjëherë më parë gjatë 24 orëve në shtetin helen. Po në 24 orët e fundit janë shënuar 1698 raste pozitive.
Greqia prej disa ditësh po shënon rritje të numrit të rasteve pozitive si dhe vdekjeve si pasojë e koronavirusit. Ndërkohë vendi i është rikthyer sërish karantinës së plotë duke lejuar daljen vetëm për arsye pune, shëndetësore apo të nevojshme. / Opinion.al