Aktualitet

COVID-19/ Regjistrohen 570 raste të reja dhe 4 viktima në Shqipëri


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:45 - 04/11/21 |
Opi Nion

Katër qytetarë kanë humbur jetën nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë bën me dije gjithashtu se gjatë këtij harku kohor janë shënuar dhe 570 raste të reja nga 3469 testime të kryera.

Viktimat janë shënuar një qytetar nga Kavaja 62 vjeç, një qytetare nga Durrësi 71 vjeçe, një qytetar nga Korça 76 vjeç, një qytetare nga Tirana 77 vjeçe.

Rastet e reja janë konstatuar  260 në Tiranë, 45 në Fier, 33 në Durrës, 19 në Vlorë, nga 18 qytetarë në Kamëz, Sarandë, 17 në Gjirokastër, nga 16 qytetarë në Berat, Korçë, Shkodër, 13 në Pogradec, 12 në Elbasan, 10 në Lushnje, nga 5 qytetarë në Lezhë, Kurbin, Vorë, Librazhd, nga 4 qytetarë Gramsh, Kuçovë, Tepelenë, nga 3 qytetarë në Kukës, Shijak, Krujë, Patos, Mallakastër, Dropull, Devoll, Kolonjë, nga 2 qytetarë në Dibër, Divjakë, Përmet, nga 1 qytetar Peqin, Dimal, Memaliaj, Këlcyrë, Libohovë, Konispol, Delvinë, Himarë, Selenicë, Roskovec, Kavajë, Tropojë, Has, Malësi e Madhe, Vau i Dejës.

Në të gjithë vendin janë 7,780 pacientë aktivë me COVID-19. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 164 pacientë, nga të cilët 13 janë në gjendje më të rënduar. Ndërkohë, janë shëruar 549 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 176,639 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (4 Nëntor 2021)

Raste të reja ditore 570
Të shëruar në 24 orë 549
Të shtruar në spitale 164
Humbje jete në 24 orë 4
Testime ditore 3469

Testime totale 1,319,141
Raste pozitive 187,363
Raste të shëruara 176,639
Raste Aktive 7,780
Humbje jete 2,944

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 4010
Fier 804
Durrës 511
Shkodër 484
Vlorë 417
Gjirokastër 350
Elbasan 349
Berat 267
Korçë 221
Lezhë 183
Kukës 112
Dibër 72

Pas