Pandemia COVID-19 vijon të shkaktojë viktima në Greqi. Mësohet se në 24 orët e fundit në shtetin fqinj kanë humbur jetë 36 persona nga koronavirusi, ndërsa janë konfirmuar 390 raste të reja.
Sipas autoriteteve shëndetësore greke, 421 pacientë po trajtohen me intubim, ndërsa 79.8% e pacientëve të intubuar kanë sëmundje bashkëshoqëruese ose janë të moshës 70 vjeç e lart.
Numri i përgjithshëm i të infektuarve 140099, nga të cilat 52.3% janë burra./ Opinion.al