Aktualitet

COVID-19/ Rama: Nuk përjashtohen masat e reja shtesë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:08 - 01/12/20 |
Opi Nion

Kryeministri Edi Rama gjatë një bashkëbisedimi me studentët në portalin studentor në rrjetet sociale ka deklaruar se ky dimër do të jetë i vështirë, për shkak të pandemisë COVID-19.

I pyetur nëse do të ketë masa të reja shtrënguese pas rritjes së numrit të rasteve në javët e fundit, Rama tha se për momentin nuk është folur për masa shtesë, por nuk e përjashtoi një vendimmarrje të tillë në ditët në vijim.

“Në shumë aspekte mund të thuhet që më e keqja ka kaluar ndërkohë që në aspektin e pandemisë mund të themi se jemi duke kaluar më të keqen sepse ky dimër do të jetë shumë i vështirë nga pikëpamja shëndetësore. Do ta kalojmë dhe do të dalim më fortë.

Masat shtrënguese nuk i vë unë por ekspertët. Masa më e rëndësishme mbetet se çfarë bëjmë secili si individ. Deri tani ma ha mendja që nëse shohim atë që është problemi kryesor i kësaj sfide, aftësinë për të përballuar fluksin në spital, jemi në ekuilibër. Nëse shohim fatalitetet jemi në ekuilibër. Për momentin nuk kemi folur për masat shtrënguese por kjo nuk i përjashton ato sepse vendoset hap pas hapi”, tha Rama./Opinion.al

Pas