Kryesore

COVID-19/ Pritet mbyllja e vendit? Çfarë thotë kryeministri


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:04 - 05/01/22 |
Opi Nion

Kryeministri Edi Rama deklaron se pavarësisht rritjes së rasteve të reja me COVID-19 për shkak të variantit Omicron, qeveria nuk ka një plan për mbyllje të vendit.

Kreu i qeverisë tha se masat do të merren në varësi të situatës së krijuar nga COVID-19 në vendin tonë.

 “Lloji i ri i Covid është deklaruar që është gjendur. Për momentin nuk ka asnjë plan mbylljeje, por disa masa nuk do të ishte e paudhë t’i prisnim nga Komiteti Teknik i Ekspertëve, disa masa… nuk mund të jemi vendi me lirinë më të madhe absolute dhe ndërkohë të ankohemi që po tentojmë të na venë maskën teksa varianti i ri përhapet gjithandej dhe spitalet mbushen. Disa masa do të ishte e arsyeshme të priteshin nga Komiteti Teknik i Ekspertëve”, tha Rama./ Opinion.al

Pas