Shtatë punonjësit e Urgjencës në Pukë që u karantinuan pak ditë më parë, kanë rezultuar negativ në testin për koronavirusin.
Lajmi është konfirmuar nga autoritetet e shëndetit publik në Pukë ditën e sotme. Personeli i Urgjencës u izoluan pas kontakteve me një pacient me COVID-19.
“Mirmengjes me këtë lajm fantastik. Autoritetet e Shëndetit Publik në Pukë sapo na kanë konfirmuar lajmin e mirë se asnjë nga shtatë punonjësit e Shërbimit të Urgjencës ne Pukë, që u karantinuan nuk është prekur nga COVID-19. Pas analizave të kryera kanë rezultuar COVID-Negativ. Faleminderit ZOT! Bashkë mund t’ja dalim!”