Politikë

COVID-19/ PDIU: Të hapen menjëherë objektet e kultit


               Publikuar në : 14:25 - 11/05/20 |
Opi Nion

Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet ka shprehur pakënaqësi në lidhje me masat e marra nga qeveria kundër përhapjes së koronavirusit.

Përmes një deklarate zyrtare, PDIU thirrje qeverisë që të hapë objektet e kultit, të mbyllura për shkak të COVID-19.

Sipas PDIU ‘sekti Rilindje’ duhet të ndahet nga paraardhësit e saj, duke lënë të kuptohet komunistët.

“PDIU i bën thirrje Regjimit të FB (facebook) të hapen urgjentisht Institucionet e Kultit dhe të bëhen protokollet e hapjes së tyre në bashkëpunim me ekspertët e epidemiologjisë.  Shumë vende europiane dhe vende fqinje janë shumë pranë hapjeve me protokoll të objekteve të Kultit. Tek ne ajo që ndodh është paradoksale, fitohet vetëm kohë pa asnjë zgjidhje. Shqiptarët duhet që edhe për tek Zoti I Universit, t’i drejtojnë sytë nga zoti që quan veten zot,faraon. Të fitosh kredo politike mbi ndjenjat e besimtarëve, duke ua mohuar besimin, për t’ua shitur më pas të drejtën e besimit të garantuar me kushtetutë, si një arritje e qeverisë, tregon se propaganda e këtij njeriu nuk ka kufij. Është e pa pranueshme që po hapen parukeritë, Qendrat Tregtare, baret, restorantet dhe futbolli, e jo shtëpitë e Zotit! PDIU i bën thirrje sektit të “Rilindjes” të hapë institucionet e kultit dhe të shkëputet nga trashëgimia e paraardhësve të  tyre, që prishën Kisha e Xhamia në vitin e mbrapshtë 1967. Për këtë arsye Shqipëria u kthye në vendin e vetëm ateist në botë, që zëvendësoj Zotin me regjimin një partie dhe Enver Hoxhën, pasoja që po i vuajmë akoma edhe sot. E drejta e ushtrimit të besimit dhe institucionet e Kultit janë më të rëndësishme se parukeritë, qendrat tregtare, baret apo restorantet,”-thotë PDIU. / Opinion.al

Pas