Italia është vendi më i goditur nga koronavirusi, ndërsa përgjatë pandemisë kanë humbur jetën mijëra persona dhe janë shkaktuar dëme të mëdha ekonomike.
Por, prej dy javësh situata në Itali po shkon drejt përmirësimit. Tashmë Italia mund të shohë pak liri pas 2 muajsh të vështirë nën ”Lock- Down”.
Nga sot qytetarët mund të vizitojnë me maska të afërmit e tyre, rihapen restorantet vetëm për ‘delivery’, parqet apo disa aktivitetet sportive.
Po ashtu mund të bëhen funerale deri në 15 persona ndërkohë kryeministri Conte u bëri thirrje qytetarëve mos hedhin poshtë atë që kanë arritur./ Opinion.al