Situata e pandemisë është përkeqësuar në Britaninë e Madhe. Rritja e rasteve pozitive dhe e viktimave si pasojë e COVID-19 ka bërë që Parlamenti Britanik të miratojë bllokimin njëmujor.
Është miratuar kështu me 516 vota pro dhe 38 kundër, propozimi i kryeministrit Boris Jonhson. Pro vendimit ka votuar edhe Partia Laburiste në opozitë, e cila e akuzoi kryeministrin Jonhson, se vendimin për mbylljen e ka marrë vonë.
Në 24 orët e fundit në Britaninë e Madhe humbën jetën si pasojë e koronavirusit 492 persona ndërsa janë regjistruar 25,177 raste pozitive./Opinion.al