InstaBIZ

COVID-19/ Nuk respektoi rregullat, Rita Ora kërkon falje publike


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:34 - 07/12/20 |
Opi Nion

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora ka kërkuar falje publike për shkeljen e masave kufizuese kundër COVID-19.

Sipas BBC, pas kthimit të 30-vjeçares nga një udhëtim pune në Egjipt, kjo e fundit duhet të ishte karantinuar. Por në vend të kësaj, Rita Ora zgjodhi të bënte një festë ditëlindjeje e cila ishte në kundërshtim me rregullat e mbylljes së ndërmarra nga organet ekzekutive në Mbretërinë e Bashkuar.

Vizitën e saj në Egjipt dhe thyerjen e rregullave këngëtarja e ka pranuar vetë. Në një dreklaratë ajo është shprehur: Kohët e fundit kam fluturuar për në Egjipt, për të performuar për një kompani private. Kompania  me të cilën fluturoja ka ndjekur në përpikmëri protokollin e udhëtimit. Ajo i ka paraqitur autoriteteve egjiptiane testin tim negative të COVID-19.

Ylli i muzikës pop kërkoi falje, ndërkohë që u tregua e gatshme të paguante edhe gjobën.

Pas kthimit tim në Britani, unë duhet të kisha ndjekur protokollin e masava kundër COVID-19 dhe të isha vetëizoluar. Siç e dini, unë nuk ndoqa protokollin dhe për këtë kërko falje. Vazhdoni të dëgjoni këshillat e qeverisë dhe të merrni masat e nevojshme paraprake. Unë do të marr përsipër pasojat e veprimeve të mia.”

Sipas raportimeve të mediave vendase në festën e ditëlindjes së këngëtares me famë ndërkombëtare, ishin rreth 30 persona edhe pse vetë ylli i pop-it e përshkroi atë si një “mbledhje të vogël njerëzish”.

 

 

Pas