Policia e Shtetit ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë ndëshkuar me gjobë 473 qytetarë të cilët nuk kishin vendosur maskë mbrojtëse.
Sipas autoriteteve, me gjobë janë ndëshkuar edhe 12 persona që u konstatuan duke lëvizur gjatë orarit të ndaluar të lëvizjes.
Gjatë kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 4 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë.
Policia e Shtetit do të vijojnë punën për monitorimin e zbatimit të masave anticovid në të gjithë vendin./ Opinion.al