Aktualitet

COVID-19/ Nuk kishin vendosur maskën, Policia gjobit 455 qytetarë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:52 - 22/01/21 |
Semiljana Azizi

Policia e Shtetit ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë ndëshkuar me gjobë 455 qytetarë të cilët nuk kishin vendosur maskë mbrojtëse.

Sipas autoriteteve, me gjobë janë ndëshkuar edhe 6 persona që u konstatuan duke lëvizur gjatë orarit të ndaluar të lëvizjes.

Gjatë kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 4 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë.

Ndërkaq, gjatë kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, policia ka evidentuar 1 subjekt që ushtronte aktivitetin në kundërshtim me protokollet e sigurisë

Policia e Shtetit do të vijojnë punën për monitorimin e zbatimit të masave anticovid në të gjithë vendin./ Opinion.al

Pas