Një tjetër ditë tragjike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins, të paktën 2700 persona të prekur me koronavirus kanë ndërruar jetë gjatë 24 orëve të fundit. Deri mw tani, në SHBA kanë humbur jetën 44 mijë persona të prekur me Covid-19.
Ndërkohë, Instituti i Shëndetit Kombëtar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka paralajmëruar pacientët e prekur nga koronavirusi që të mos përdorin përzierjen e rekomanduar nga presidenti Donald Trump.
Sipas ekspertëve, miksimi i ilaçit kundër malarjes idrossiclorina dhe antibiotikut azitromicina mund të jetë toksik./Opinion.al