Aktualitet

COVID-19 në Shqipëri/ Ulen testimet, 5 qytetarë të infektuar



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:44 - 03/10/22 |
Opi Nion

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë konfirmuar 5 raste të reja me COVID-19 nga 171 testime të kryera. Gjatë këtij harku kohor nuk janë regjistruar viktima nga COVID-19. Ndërkohë, numri i testimeve është ulur krahasuar me një ditë më parë , kur u kryen 413 teste.

Rastet e reja kanë rezultuar në këto bashki: 2 në Tiranë, nga 1 qytetarë në Vlorë, Gjirokastër, Pogradec.

Janë 432 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 5 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 40 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 327,123 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (3 Tetor 2022)

Raste të reja ditore 5
Të shëruar në 24 orë 40
Të shtruar në spitale 5
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 171

Testime totale 1,982,902
Raste pozitive 331,144
Raste të shëruara 327,123
Raste Aktive 432
Humbje jete 3,589

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 253
Elbasan 41
Fier 25
Vlorë 20
Lezhë 18
Durrës 17

Gjirokastër 17
Shkodër 14
Dibër 13
Korçë 6
Berat 6
Kukës 2

Pas