Aktualitet

Covid-19 në Shqipëri, ulen infektimet, 2 humbje jete



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:12 - 25/07/22 |
Opi Nion

Ulen rastet e reja me Covid-19 në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë ka informuar se në 24 orët e fundit janë kryer 606 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 233 qytetarë. Sakaq, MSH bën me dije se po në 24 orët e fundit janë regjistruar dy humbje jete.

Rastet e reja janë regjistruar në këto bashki: 78 në Tiranë, 24 në Vlorë, 22 në Librazhd, 13 në Lushnje, 12 në Berat, 11 në Durrës, 10 në Kavajë, nga 8 qytetarë në Divjakë, Sarandë, 7 në Gramsh, 6 në Devoll, 5 në Shkodër, 4 në Lezhë, nga 3 qytetarë në Mallakastër, Delvinë, Tepelenë, nga 2 qytetarë në Malësi e Madhe, Fushë Arrëz, Gjirokastër, Përmet, Pogradec, nga 1 qytetar në Pukë, Kukës, Has, Mirditë, Kolonjë, Prrenjas.

Janë 8,997 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin, ndërsa aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 32 pacientë.

Janë shëruar 1044 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 292,597 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (25 Korrik 2022)
Raste të reja ditore 233
Të shëruar në 24 orë 1044
Të shtruar në spitale 32
Humbje jete në 24 orë 2
Testime ditore 606

Testime totale 1,903,035
Raste pozitive 305,123
Raste të shëruara 292,597
Raste Aktive 8,997
Humbje jete 3,529

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 5,264
Durrës 637
Fier 620
Vlorë 463
Elbasan 400
Shkodër 379
Berat 368
Korçë 260
Lezhë 244
Gjirokastër 177
Dibër 127
Kukës 58

Pas