Aktualitet

Covid-19 në Shqipëri/ Rritet numri i rasteve të reja, 829 qytetarë aktivë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:59 - 21/06/22 |
Opi Nion

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë kryer 805 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 219 qytetarë.

Rastet e reja janë shënuar në këto bashki: 143 në Tiranë, nga 11 qytetarë në Vlorë, Fier, 9 në Lezhë, nga 5 qytetarë në Krujë, Korçë, Elbasan, nga 4 qytetarë në Shkodër, Durrës, Kamëz, Sarandë, 3 në Roskovec, nga 2 qytetarë në Dibër, Gjirokastër, nga 1 qytetar në Lushnje, Mallakastër, Selenicë, Himarë, Kolonjë, Kuçovë, Skrapar.

MSH bën me dije se janë 829 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 9 pacientë, ndërsa në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.
Gjithashtu, janë shëruar 75 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 273,337 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (21 Qershor 2022)

Raste të reja ditore 219
Të shëruar në 24 orë 75
Të shtruar në spitale 9
Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 805

Testime totale 1,839,275
Raste pozitive 277,663
Raste të shëruara 273,337
Raste Aktive 829
Humbje jete 3,497

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 653
Vlorë 47
Fier 42
Durrës 20
Lezhë 15
Korçë 14
Elbasan 11
Gjirokastër 8
Berat 7
Shkodër 7
Dibër 4
Kukës 1

Pas