Aktualitet

COVID-19 në Shqipëri, regjistrohen 11 viktima dhe 304 raste të reja


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:41 - 30/03/21 |
Opi Nion

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 11 persona nga COVID-19, ndërsa janë raportuar 304 raste të reja me COVID nga 2730 teste të kryera.

Njoftim  i plotë:

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 2730 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 304 qytetarë.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:
92 raste në Tiranë, 25 në Shkodër, 22 në Fier, 15 në Gjirokastër, nga 11 raste në Lushnje, Vlorë, nga 10 raste në Durrës, Devoll, 9 në Pogradec, nga 7 raste në Korçë, Sarandë, nga 6 raste në Elbasan, Berat, Mallakasër, Divjakë, nga 5 raste në Kukës, Kavajë, 4 në Dibër, nga 3 raste në Lezhë, Tropojë, Tepelenë, Peqin, Shijak, Cerrik, nga 2 raste në Krujë, Kurbin, Mirditë, Librazhd, Malësi e Madhe, Prrenjas, Patos, nga 1 rast në Rrogozhinë, Kamëz, Mat, Përmet, Ura Vajgurore, Vau i Dejës, Fushë Arrëz, Kolonjë, Klos, Gramsh, Skrapar, Vorë, Poliçan, Dropull, Libohovë.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 593 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 90,617 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 293 pacientë, 11 në terapi intensive, nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 11 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 4 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Durrësi, 2 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Pogradeci, të moshave 51- 83 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (30 Mars 2021)
Raste të reja ditore 304
Të shëruar në 24 orë 593
Të shtruar në spitale 293
Humbje jete në 24 orë 11
Testime ditore 2730

Testime totale 555,930
Raste pozitive 124,723
Raste të shëruara 90,617
Raste Aktive 31,879
Humbje jete 2227

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 22083
Fier 2607
Durrës 1309
Gjirokastër 1242
Shkodër 1199
Vlorë 1107
Korçë 779
Lezhë 419
Elbasan 387
Kukës 359
Dibër 329
Berat 59

Pas