Aktualitet

Covid-19 në Shqipëri/ Një viktimë dhe 17 raste të reja në 24 orët e fundit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:23 - 11/04/22 |
Opi Nion

Një 79-vjeçar nga Vlora ka humbur jetën nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se nga kryerja e 545 testeve kanë rezultuar me COVID 17 qytetarë.

Rastet e reja janë konstatuar  9 në Tiranë, 4 në Fier, 2 në Pogradec, 1 në Divjakë, Tepelenë. Janë 364 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 10 pacientë, nga të cilët 1 është në gjendje më të rënduar. Janë shëruar 37 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 270,378 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (11 Prill 2022)

Raste të reja ditore 17
Të shëruar në 24 orë 37
Të shtruar në spitale 10
Humbje jete në 24 orë 1
Testime ditore 545

Testime totale 1,787,376
Raste pozitive 274,236
Raste të shëruara 270,378
Raste Aktive 364
Humbje jete 3,494

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 210
Fier 44
Vlorë 38
Elbasan 18
Korçë 19
Berat 12
Gjirokastër 9
Shkodër 6
Durrës 4
Lezhë 3
Kukës 1

Pas