Testi i shumëpfolur për të parë antikorpet për koronavirusin shumë shpejt do të nisë edhe në Shqipëri. Lajmi është i bërë i ditur nga shefja e Task Forcës Eugena Tomini, në një intervistë televizive në Euronews Albania.
“Komiteti Teknik sapo ka miratuar paktin që dhe testimi serologjik, me prezencën e IKGVE apo IGMVE, do të hyjë në vijim në QSUT dhe ndoshta që nga dita e nesërme ky proces do të jetë aktiv për të testuar të gjitha fashat ose grupet që janë të rriskuar apo që e kanë pasur në mënyrë asimptomatike”, theksoi znj. Tomini duke shtuar se kjo analizë gjaku do të kryhet në laboratorin e mikrobiologjisë në QSUT.
Sipas ekspertes, ndonëse nuk është përcaktuar ende mënyra se si do të kryhet kjo procedurë, nga kjo analizë mund të zbulohen dhe personat që e kanë kaluar COVID-19 pa simptoma./Opinion.al