Aktualitet

COVID-19 në Shqipëri/ Asnjë viktimë, rritet numri i rasteve të reja


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:56 - 16/07/21 |
Opi Nion

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë shënuar 18 raste te reja nga 3621 testime të kryera dhe asnjë viktimë si pasojë e Covid-19.

Rastet e reja janë shënuar 7 në Shkodër, 4 në Tiranë, 3 në Durrës, nga 1 rast në Elbasan, Lezhë, Kamëz, Peqin.

Aktualisht janë 124 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 5 pacientë.

Janë shëruar 6 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,067 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (16 Korrik 2021)

Raste të reja ditore 18
Të shëruar në 24 orë 6
Të shtruar në spitale 5
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 3621

Testime totale 851,111
Raste pozitive 132,647
Raste të shëruara 130,067
Raste Aktive 124
Humbje jete 2,456

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 51
Shkodër 13
Fier 11
Vlorë 11
Elbasan 11
Durrës 10
Lezhë 7
Korçë 6
Kukës 2
Gjirokastër 2

Pas