Aktualitet

Covid-19 në Shqipëri/Asnjë viktimë, 289 të infektuar dhe 15 të shtruar në spital



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:51 - 25/06/22 |
Opi Nion

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka informuar se në 24 orët e fundit janë kryer 1021 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 289 qytetarë, në këto bashki:

203 në Tiranë, nga 10 qytetarë në Durrës, Fier, 9 në Vlorë, 8 në Sarandë, 7 në Gjirokastër, nga 6 qytetar në Patos, Lushnje, nga 4 qytetarë në Shkodër, Lezhë, nga 3 qytetarë në Kurbin, Roskovec, nga 2 qytetarë në Krujë, Korçë, Elbasan, nga 1 qytetar në Shijak, Kamëz, Vorë, Kavajë, Dibër, Divjakë, Mallakastër, Himarë, Përmet, Tepelenë.

Janë 1,644 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 15 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.

Janë shëruar 32 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 273,652 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (25 Qershor 2022)

Raste të reja ditore 289

Të shëruar në 24 orë 32

Të shtruar në spitale 15

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 1021

Testime totale 1,843,368

Raste pozitive 278,793

Raste të shëruara 273,652

Raste Aktive 1,644

Humbje jete 3,497

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 1,203

Fier 122

Vlorë 90

Durrës 54

Lezhë 46

Gjirokastër 39

Shkodër 27

Elbasan 22

Korçë 19

Berat 11

Dibër 8

Kukës 3

Pas