Aktualitet

Covid-19 në Shqipëri/ Asnjë viktimë, 17 të infektuar dhe 3 të shtruar në spital


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:41 - 23/05/22 |
Opi Nion

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë shënuar 17 raste të reja me COVID-19 nga 623 testime të kryera. Rastet e reja janë shënuar në Tiranë, Gramsh dhe Vlorë.

Janë 222 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.  Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 3 pacientë. Janë shëruar 37 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 272,162 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (23 Maj 2022)

Raste të reja ditore          17
Të shëruar në 24 orë       37
Të shtruar në spitale         3
Humbje jete në 24 orë      0
Testime ditore                 623

Testime totale               1,823,510
Raste pozitive                  275,881
Raste të shëruara             272,162
Raste Aktive                         222
Humbje jete                        3,497

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë            143
Fier                  15
Korçë               13
Gjirokastër      11
Shkodër           11
Vlorë                  9
Elbasan            9
Lezhë               6
Durrës              2
Dibër                 2
Berat                1

Pas