Aktualitet

Covid-19 në Shqipëri/Asnjë humbje jete, 44 të infektuar në 24 orët e fundit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:38 - 06/05/22 |
Opi Nion

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka informuar se në 24 orët e fundit janë kryer 971 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 44 qytetarë, në këto bashki:

24 në Tiranë, 6 në Sarandë, 3 në Fier, nga 2 qytetarë në Kurbin, Lushnje, Vlorë, nga 1 qytetar në Shkodër, Vau i Dejës, Durrës, Divjakë, Gjirokastër,

Në të gjithë vendin janë 285 pacientë aktivë me Covid-19.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 7 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.

Janë shëruar 49 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 271,529 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (06 Maj 2022)

Raste të reja ditore 44

Të shëruar në 24 orë 49

Të shtruar në spitale 7

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 971

Testime totale 1,811,203

Raste pozitive 275,310

Raste të shëruara 271,529

Raste Aktive 285

Humbje jete 3,496

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 175

Fier 39

Vlorë 28

Shkodër 9

Elbasan 7

Durrës 7

Lezhë 6

Korçë 4

Gjirokastër 4

Berat 3

Kukës 3

Pas