Aktualitet

Covid-19 në Shqipëri/ 87 të infektuar dhe asnjë viktimë në 24 orët e fundit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:37 - 05/04/22 |
Opi Nion

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka informuar se në 24 orët e fundit janë  kryer 1188 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 87 qytetarë, në këto bashki:

38 në Tiranë, 7 në Sarandë, 5 në Lushnje, nga 4 qytetarë në Vlorë, Gjirokastër, Korçë, 3 në Pogradec, nga 2 qytetarë në Elbasan, Kuçovë, Delvinë, Divjakë, Fier, Lezhë, nga 1 qytetar në Shkodër, Kukës, Tropojë, Durrës, Krujë, Patos, Himarë, Skrapar, Peqin, Gramsh.

453 pacientë janë aktivë me Covid-19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 15 pacientë, nga të cilët 1 është në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete.

Janë shëruar 131 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 270,055 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (05 Prill 2022)

Raste të reja ditore 87

Të shëruar në 24 orë 131

Të shtruar në spitale 15

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 1188

Testime totale 1,782,366

Raste pozitive 274,000

Raste të shëruara 270,055

Raste Aktive 453

Humbje jete 3,492

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 246

Vlorë 66

Fier 29

Gjirokastër 26

Elbasan 19

Korçë 16

Durrës 13

Kukës 12

Berat 10

Shkodër 8

Lezhë 7

Dibër 1

Pas